Teuta Arifi ja shet një pjesë të Tetovës një biznesmeni serb?! (DOKUMENT)

Shpërndaje

Në informacionin e titulluar “Koalicioni i krimit LSDM/BDl ka sjellë një PDU (Plan të Detajuar Urbanistik) me vlerë prej 200 milionë euro nga biznesmeni kontraverz”, shkruan deputeti Aleksandar Nikollovski. Ai njofton se larg nga sytë e opinionit të gjërë më 31 gusht të këtij viti, vetëm një ditë pas formimit të qeverisë së re LSDM dhe BDl në Këshillin e Komunës së Tetovës, ku LSDM-ja dhe BDl-ja gjithashtu kanë shumicën, është miratuar një plan i detajuar urbanistik, “i cili në vete mbart krim, korrupsion, si dhe një kontekst serioz rajonal kontroverz”, përcjell Albanews24.

“Një ditë pasi u zgjodh qeveria mafioze, ndërmori veprim për të treguar se si duket koalicioni i institucionit politik dhe kriminelëve. Gjegjësisht, në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës, është votuar një plan i detajuar urbanistik për bllokun urban 57a, i cili ndodhet në vendin e ish-gjigantit Kombinati Industrial Pyjor “Jelak”.

Plani i Detajuar Urban prish plotësisht ekuilibrin dhe jetesën urbane në qytet. Ky PDU parashikon ndërtimin e 230,000 metra katrorë, prej të cilave apartamente deri në 140,000 metra katrorë dhe rreth 80,000 metra katrorë të ndërtesave të biznesit. E thjeshtuar, kjo do të thotë rreth 2,000 apartamente të reja në Tetovë me rreth 8,000 banorë të rinj, si dhe ndërtesa biznesi që do të rëndojnë në mënyrë shtesë qytetin. Plan për të cilin nuk ka kushte urbane ose trafiku apo të paktën kushte humane për jetesë. Plan në të cilin fitimet e mundshme të investitorit tejkalojnë 200 milionë euro të paimagjinueshme”, shkruan Nikollovski i cili shtron pyetjen kryesore: Kush është pronari i tokës dhe për të cilën LSDM dhe BDl po përgatisin këtë biznes fitimprurës?

Pronari i ndërtesave të ish-KIP Jelak si dhe i tokës në të cilën do të ndërtohen është biznesmeni kontraverz, malazezi Miodrag Daka Davidoviq. Në opinionin e Maqedonisë është i njohur nga bisedat e publikuara para zgjedhjeve parlamentare, në të cilat dëgjohet qartë se ai ka dhënë 300 mijë euro me qëllim për t’iu kryer punët, ndërsa përveç kësaj premton 2,000 metra katror tokë dhe 2 milionë euro nëse përfundon puna në lidhje me KIP Jelak-Tetovë”, thotë Nikollovski.

Sipas tij, opinioni në Maqedoni gjithashtu është prezantuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDl në të paktën tre seancat e mbajtura më 25.12.2018; 15.01.2019 dhe 07.02.2019 kanë ranë dakord t’i ofrojnë pjesën tjetër të KIP Jelak Daka Davidoviqit i cili tashmë në pronësi të një pjese të KIP Jelak ka shfrytëzuar boshllëqet në ligj. Kështu, biznesmeni kontroverz Miodrag Daka Davidoviq ka të drejtë të blejë të gjithë tokën e KIP Jelak me një çmim fillestar të ulët dhe me PUD (Plan të Detajuar Urbanistik) të ri të ndërtojë objekte, nga i cili ai do të fitojë 200 milionë euro, përcjell Albanews24.

Se asgjë nuk është e rastësishme u dëgjua në bisedat nga të cilat u mësua se Davidoviq është në komunikim të vazhdueshëm me Dragi Rashkovskin – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa ka takime me Zoran Zaev.

“Votimi për PUD-in e diskutueshëm, vetëm një ditë pas formimit të Qeverisë me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, gjithashtu nën udhëheqjen e LSDM-së, vetëm konfirmon të gjitha pretendimet penale të botuara në bisedimet para zgjedhjeve, por gjithashtu ngre dyshime për krime të reja të preferencës së investitorit.

Pyetja është se te kush do të përfundojnë 2,000 metra katror tokë dhe 2 milionë euro të përmendura në bisedime, përveç 300 mijë euro të tashmë të paguara?

Kush janë të përfshirët nga LSDM-ja dhe BDl-ja në këtë?

Dhe a janë LSDM dhe BDl të vetëdijshëm për kontekstin rajonal që lidhet me orientimet gjeostrategjike të rajonit dhe rolin e Miodrag Daka Davidoviq në to? Unë do të shkruaj më shumë për këtë nesër, shprehet deputeti Nikollovski.

Përveç kësaj, PUD-i i miratuar si dhe përshkrimi i saktë i sipërfaqes totale të zhvilluar për ndërtim e cila tejkalon 230,000 metra katrorë me mbi 2,000 apartamente dhe të paktën 8,000 banorë të rinj”, shpjegon deputeti i cili njoftoi vazhdimin e këtij informacioni skandaloz.

Lexoni në vijim postimin e plotë të deputetit Aleksandar Nikollovski.

Link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1663573097140740&id=129897493841649