Zaev: Këtë vit të lirë dhe të hapur ndaj botës e festojmë pavarësinë

Shpërndaje

Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm për një shtet të pavarur dhe të lirë u përmbush. Sivjet të lirë dhe të hapur ndaj botës e festojmë pavarësinë, ka shkruar në mëngjesin e sotëm në profilin e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta festojmë ndër shekuj 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë! Para 29 viteve, më 8 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë brezave të ardhshëm të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e shtetit. Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm për një shtet të pavarur dhe të lirë u përmbush. Sivjet të lirë dhe të hapur e kremtojmë pavarësinë!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.