Zaev: Me Micotakisin folëm për ekonominë, me Greqinë do të nënshkruajmë marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë

Shpërndaje

Gjatë vizitë në Athinë, me kryeministri Micotakis diskutuam aspekte të Marrëveshjes së Prespës, dy pikat kufitare që do të hapen mes dy vendeve dhe mbi të gjitha për ekonominë, tha kryeministri Zoran Zaev sonte në një intervistë për Kanal 5.

Ai theksoi se 90 për qind të kohës kanë folur për dy pikat kufitare që duhet të hapen.

“Greqia ka marrë një grant nga BE-ja për hapjen e vendkalimit kufitar Markova Noga – Lemos. Ata gjithashtu iu referuan aktiviteteve në pikën kufitare afër Kavadarit, e cila është veçanërisht e rëndësishme për Greqinë, sepse ata kanë një qendër dimri atje”, tha Zaev.

Por ne kryesisht kemi folur për ekonominë, theksoi Zaev, duke shtuar se në tetor do të nënshkruhen marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtjen e investimeve, të cilat do të tërheqin investime më të mëdha.

Gjatë bisedës, tha Zaev, thamë se ka akoma tabela në rajonin maqedonas të Greqisë ose siç thonë ata Maqedonia Greke, ku ende qëndron IRJM.

“Ne luftuam për të hequr IRJM-në. Këtu, ne kemi një detyrim për të ndryshuar emrin e Muzeut Arkeologjik, ku duhet të qëndrojë Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë së Veriut dhe këtu duhet të përfundojmë me gjërat e tilla”, tha Zaev.

Ai theksoi se grindje dhe armiqësi mund të bëhen në çdo kohë, por është e vështirë të bësh një miqësi dhe ta mbash atë miqësi.