Zaev – Micotakis: Partneritetin e bazuar në besim dhe miqësi e transformuam në aleancë me anëtarësimin e vendit tonë në NATO

Shpërndaje

Me Marrëveshjen nga Prespa, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia kanë krijuar model për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura mes fqinjëve, ndërsa me anëtarësimin e vendit në NATO, partneriteti transformohet në aleancë, ndërsa Greqia mbetet lobist dhe përkrahës i fuqishëm i vendit në procesin e ardhshëm të negociatave me Bashkimin Evropian. Këto janë porositë nga takimi i sotëm i punës të kryeministrit Zoran Zaev me kolegun e tij grek, Kirjakos Micotakis.

Në takimin, të cilin Zaevi dhe Micotakisi e kanë vlerësuar si të rëndësishëm dhe kontribut shtesë për përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kanë marrë pjesë edhe zëvendës kryetari i Qeverisë, i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendës kryetari i Qeverisë, i ngarkuar me çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Zaev, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim ka theksuar se me partneritetin e vendosur, të bazuar në besim dhe miqësi, marrëdhëniet mes dy vendeve janë transformuar në aleancë, e cila u konfirmua edhe me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, dhe se Greqia mbetet lobist dhe përkrahës i fuqishëm i vendit tonë në procesin e ardhshëm të negociatave me Bashkimin Evropian, i cili duhet të fillojë me konferencën e parë ndërqeveritare gjatë kryesimit të RF të Gjermanisë me Këshillin e BE-së.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm dhe zbatimin e dispozitave nga Plani i veprimit nga Marrëveshja e Prespës, mes të cilave prioritet ka kontinuiteti i punës së komiteteve të përbashkëta të ekspertëve për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike, si dhe puna e Komitetit për biznes dialog për gjetjen e zgjidhjes për masat dhe brendet e mbrojtura dhe për nxitjen shtesë të politikave që duhet t’i lehtësojnë biznes relacionet.

Në atë drejtim, thuhet në kumtesë, në takimin u bisedua për krijimin e kushteve për bashkëpunim me të madh ekonomik dhe për intensifikimin e interkoneksionit për gaz natyror mes dy vendeve, për çka ekziston marrëveshje finale, e cila së shpejti duhet të nënshkruhet.

Zaev dhe Micotakis kanë biseduar edhe për ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19 dhe kanë shprehur pajtueshmëri se solidariteti dhe bashkëpunimi i BE-së me Ballkanin perëndimor në atë drejtim duhet të vazhdojë dhe të mbindërtohet me përfshirje të rajonit në politikat e BE-së për rikuperim ekonomik të vendeve nga Evropa.