Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Shpërndaje

Ambasada e Kosovës në Bern të Zvicrës ka njoftuar se ky shtet ka vendosur të anulojë vendimin për mbylljen në karantinë të qytetarëve nga Kosova të cilët do të udhëtojnë drejtë Zvicrës.

“Nga data 28 shtator 2020, Kosova nuk do të jetë në listën e vendeve me rrezik të lartë. Prandaj nuk do të vlejë masa e vetizolimit 10 ditor shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, transmeton Klan Kosova.