Ali Ahmeti flet për ndeshjen Maqedoni- Kosovë: Nikoqiri respekton mysafirin (Video)

Shpërndaje

Ndeshjen e madhe historike midis Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e ka komentuar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Me këtë rast kreu i BDl-së ka dhënë edhe parashikimin e tij për këtë sfidë të madhe në një lidhje direkte në një emision në RTK.

Ali Ahmeti ka thënë se në këtë ndeshje le të fitojë më i miri.

Kosova , fillimet që i kam ndjekur, më duket se ka patur motiv shumë më tepër ndërsa kohëve të fundit ka pak zbehje të paktën mua më duket kështu ka deklaruar lideri i BDl-së.

Ahmeti ka thënë se në këtë ndeshje barazim nuk mund të ketë .

Mysafirët sipas Ahmetit bën mirë që të kthehen me fitore është shprehur lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.