Barcelona ndalet në ‘Camp Nou’, vetëm barazim ndaj Sevillës (Video)

Shpërndaje

Barcelona është ndalur pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.

Skuadra e Ronald Koeman ka barazuar 1:1 kundër Sevillës në ‘Camp Nou.

Të dy golat u shënuat herët, me mysafirët që dolën në epërsi përmes Luuk de Jong (8’).

Por shumë shpejt erdhi kundërpërgjigja e vendasve përmes Philippe Coutinho (10’).

Në vijim, të dyja skuadrat kishin rastet e veta por pa arritur të shënonin gol.

Pas tre ndeshjeve, të dyja ekipet kanë nga shtatë pikë.

VIDEO GOLAT