Bllacë, pritje deri në 40 minuta për hyrje në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Me heqjen e PCR testit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova sot gjatë gjithë ditës për hyrje dhe dalje nga vendi ka pasur kolona të gjata në vendkalimin kufitar në Bllacë.

Në këtë moment në vendkalimin kufitar në Bllacë pritet deri në 40 minuta për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, më herët zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani nëpërmjet rrjetit social Facebook bëri apel që qytetarët të jenë të përmbajtur dhe kufiri të kalohet vetëm për nevoja të domosdoshme.