Çast i vështirë për Macron: Humanitarja franceze e kthyer nga Mali i deklaron kalimin në Islam

Shpërndaje

Pas gati katër vjet në Mali, rrëmbimi dhe robëria e së cilës u përdor nga publiku francez, veçanërisht e djathta franceze dhe Presidenti Macron, pikërisht për të sul*muar Islamin, punëtorja humanitare franceze Sophie Petronin, 75 vjeçe, më në fund u la e lire. Ajo u kthye në Francë, ku përveç familjes së saj, ajo u mirëprit nga Presidenti Macron.

Por ky i fundit u befasua kur Sophie i tha atij se ishte bërë muslimane dhe se Maria (Merjeme) po qëndronte para tij në vend të Sophie Petronin.

Faqja franceze në internet Révolutionpermanente, citoi Sofinë të thoshte se ajo “veçanërisht do t’i lutej Allahut të bekojë shtetin e Malit dhe banorët e tij”.

Ngjan ironik fakti që kjo befasi për Macron vjen bash në kohën kur ai po tenton të fusë në veprim një projekt kundër atij që e quan “separatizëm islamik”, një term i panjohur deri më sot dhe i pamundur për t’u zbërthyer se ç’kuptim ka. Krahas kësaj, ai tha se “Islami ishte në krizë kudo sot”. Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta në botën islame, duke iu argumentuar se nuk njihet krizë e Islamit.

Lirimin e Pétronin, Macron synonte të shpallte një fitore personale të tij, nënkupto dhe ndaj Islamit, ndërkohë që tashmë ajo është bërë muslimane.

Sophie Pétronin është e njohur për ndihmën ndaj jetimëve dhe fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Ajo drejtoi misionin bamirësi zviceran Aid to Gao.

Pétronin u arrestua në 2016 dhe tre persona të tjerë u lanë të lirë së bashku me të – ish-lideri i opozitës në këtë vend, Soumaïla Cissé dhe dy shtetas italianë, njoftuan autoritetet e këtij vendi. /tesheshi.com/