Çfarë i ndodhi studentit që guxoi të sfidonte Khabib Nurmagomedovin në Wrestling?

Shpërndaje

I pensionuari pak ditë më parë, Khabib Nurmagomedov kishte pranuar një sfidë nga një student që guxoi të hynte me të në Wrestling.

Ylli dagestanez është i njohur tashmë me lëvizjet e tij dhe për kapjen e pamëshirshme që i detyron kundërshtarët të dorëzohen.

Khabib u pensionua nga UFC pas triumfit ndaj Justin Gaethjes në raundin e dytë, për t’u rikonfirmuar si kampion bote në të shtunën e javës së kaluar.

Por, një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale bëhet e ditur se 32-vjeçari kishte zhvilluar një përballje me një student me emrin Chase Saldate.

Djaloshi u detyruar të dorëzohej nga kapja e Khabibit që nuk e lëshoi atë derisa goditi tre herë, në mënyrë që të paralajmëronte dorëzimin.