Çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i benzinës do të shënoj ulje, derisa ai i dizelit do të rritet për gjysmë denari.

Çmimi me pakicë për Euro Super BS-95 do të jetë 59.00 denarë për litër

Çmimi me pakicë për Euro Super BS-98 do të jetë 61.00 denarë për litër

Çmimi me pakicë për Euro Dizel do të jetë 50.00 denarë për litër
Këto çmime të derivateve të naftës do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.