Denoncimet e PD për familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Propagandë e shfrenuar kundër qeverisë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimet e fundit të Partisë Demokratike rreth familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit.

Duke marrë si shembull rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për propagandë.

Po ashtu, Rama i vë faj edhe mediave, që sipas tij, nuk marrin mundimin për vërtetësinë e atyre që ai i quan shfaqje të shëmtuara.

Postimi i plotë:

“Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra.” s.b/abcnews.al/