‘Duhet t’ua rrisësh pagat’, Rama ‘kërkesë llogarie’ dhe batuta me biznesmenin: Ule pak barkun…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë, biznes që ka përfituar nga programi i AZHBR-së. Kjo pikë grumbullimi mbledh prodhimet e rreth 400 familjeve fermere.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me biznesmenin, të cilit i kërkoi të rriste pagat e punonjëseve.

Rama-punonjësve: Puna mbarë, ju paguan mirë ky mo?

Punonjëset: Po shumë mirë

Rama: Shumë shumë mirë? Sa i paguan zonjat?

Biznesmeni: Zonjat marrin 350 mijë lekë në muaj

Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të rritet niveli, po të rriten investimet ne po të mbështesim.

Biznesmeni: Patjetër që po.

Rama: Shyqyr Zotit që po shtohen njerëzit si ti që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. Këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?! (Jashtë). Të uroj shumë shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku me shaka)

https://www.youtube.com/watch?v=_jKx1gkhSX0