Erdogan: Rezervat e gazit natyror në rajonin Tuna-1 arritën në 405 miliardë metra kub

Shpërndaje

Erdoğan: Rezervat e gazit natyror në rajonin Tuna-1 arritën në 405 miliardë metra kub.

Erdoğan: Objektivi ynë është që këtë gaz ta vëmë në përdorim të popullit tonë në vitin 2023.

Erdoğan: Rezervat që kemi zbuluar si rezultat i testeve analizë dhe punimeve të detajuara inxhinierike i janë shtuar edhe 85 miliardë metër kub gaz.

Erdoğan: Me mundësitë vendase dhe kombëtare sektori ynë i naftës ka fituar robotin tonë nënujor, produkt i teknologjisë së përparuar të telekomanduar.

Erdoğan: Rezervat që kemi zbuluar në Detin e Zi, janë burimi më i madh i hidrokarbureve të vendit tonë deri më tani.

Erdoğan: Ne nuk synojmë të drejtën e askujt dhe veçanërisht territorin e askujt.

Erdoğan: Do të vazhdojmë të kërkojmë burimet e hidrokarbureve në Detin e Zi dhe në Mesdhe.

Erdoğan: Nëse nuk mund të marrë qëndrim të drejtë në Mesdheun Lindor, kjo situatë do të jetë shpallje zyrtare se Bashkimit Evropian po i vjen fundi.

Erdoğan: Do të vazhdojmë ta rrisim ekonominë tonë me fokusimin në prodhim, eksport, punësim.

Erdoğan: Tashmë as grushtet, as kurthet ekonomike, as lojërat politike dhe as kërcënimet boshe nuk mund ta kthejnë Turqinë nga kjo rrugë që ka hyrë.