Familja Fetahu nga Tetova kërkon ndihmë, jetojnë në varfëri, shtëpia e kalbur, pikon ujë gjithandej

Shpërndaje

Çdo herë kur bie shi uji kullon. Muret janë të kalbura, gati sa nuk janë shembur. Në këtë shtëpi jeton familja Fetahu nga Tetova.

Përskaj lumit Shkumbin në lagjen e quajtur Çarshia e Epërme në Tetovë, për çdo ditë mund të shihni kryefamiljarin Ruzhdiun, të ulur jashtë, në një kolltuk, duke u ngrohur nga rrezet e diellit.

Ky lum që kalon afër e bën shtëpinë edhe më të ftohë, muret janë gjithmonë me lagështi dhe shtëpia kundërmon nga era e keqe.

Në moshë të thyer dhe vetëm me një ndihmë sociale, familja Fetahu mezi ia del mbanë.

Ruzhdi Fetahu: “32 vite këtu janë dhe jam shumë keq pasi që ka lagështi shumë të paktën ndonjë të më ndihmojë pak për ta rregulluar këtë të paktën. Kur bie shi është shumë më keq, fusim edhe korita, por uji i gjithi brenda hynë, edhe kur nuk ka shi, muret janë me lagështi. Të paktën të na ndihmojë ndokush, nuk punojmë askund, jetoj me ndihmë sociale 4900 denarë, marr ndihma.

TV21: Vetëm këtë dhomë e keni ?

Ruzhdi Fetahu: “Kam edhe një dhomë tjetër po edhe atje nuk mund të qëndrosh katër persona këtu jemi s’kemi as ku të flemë unë me vajzën atje flemë, djali më nusen këtu flenë se shumë lagështi ka e gjithë shtëpia me lagështi është, nuk është mirë kjo”.

Asim Feahu djali i vetëm i kësaj familje thotë se kjo shtëpi është e pa banueshme, ai mundohet që duke mbledhur hekura, kartonë apo qese plastike të sigurojë mbijetesën, mundohet të gjejë ndonjëherë ndonjë punë por thotë se është shumë e vështirë.

TV21: Ju a punoni ndokund, a ke mundësi të punosh ndokund?

Asim Fetahu: “Jo jo nuk punoj askund, unë kur shohë ndonjë punë punojë i pres drutë, mbledh hekura, kartonë por nuk ka gjë, xhamia më ndihmon, unë s’kam mundësi dhe kisha dash që Teuta Arifi, kryetarja e Tetovës të vijë edhe të shohë se çka është puna ku jetojmë. Unë të shohë se si hynë në shtëpi, e gjithë lagështi është.”

TV21: A keni frikë se mund të bjerë shtëpia ?

Asim Fetahu: “Në ana tjetër shtëpia është veç se e rënë ndrysa nga kjo anë hynë uji hyn brenda”.

E lamë këtë familje më shpresa se ndoshta do të arrijnë që një ditë të kenë një kulm të sigurt mbi kokë. Ruzhdiu 72 vjeçar nuk dëshiron ty mbyll sytë duke lënë djalin dhe vajzën me këto kushte të vështira./tv21