Gazetari shqiptar tregon veshjet ushtarake në mes të studios: Jam gati për luftë me Greqinë (Video)

Shpërndaje

Bledi Mane, ishte i veshur me xhaketë, mbathje e çorape ushtarake gjatë debatit në “Rrethin Katror”, në “E Diell” në Top Channel. Këtë veshje ai e përshkroi si një gatishmëri për “luftë” ndaj Greqisë, duke qenë se këto ditë tema më e nxehtë gjeopolitike është ajo e detit.

“Meqenëse sot temë e javës mund të jetë debati i ashpër i detit, (Edi Manushi: Deri ku shkon veshja jote?) Xhaketa, mbathjet e çorapet.

Ja (tregon veshjet) unë jam kompletuar dhe jam gati për luftë për të mbrojtur detin”, u shpreh Mane.

VIDEO