Georgievski: Ja kush po i prish marrëdhëniet midis Shkupit dhe Sofjes

Shpërndaje

“Shteti i thellë” në Maqedoninë e Veriut po i prish raportet e mira mes Bullgarisë dhe vendit tonë. Nga pala bullgare askush nuk dëshiron ndryshim të Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut e as marrëveshje të re. Kështu deklaroi Ljubço Georgievski në një intervistë për Agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofje.

“Kush po i prish raportet normale në mes dy vendeve?”, pyeti gazetari.

“Shteti i thellë” në Maqedoni prish marrëdhëniet normale midis dy vendeve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshirë këtu profesorë, gazetarë, punonjës të shërbimeve të sigurisë kombëtare, në fakt, ata nuk janë të gjithë maqedonas megjithatë janë të fuqishëm”, tha Georgievski.

Ndërkohë që Tv21 pyeti Ljubço Georgievskin se kujt i referohet kur thotë “Deep state” apo “Shteti i thellë”. Nga Georgievski morëm përgjigje të shkurt: “Nuk kam koment!”

Georgievski si përfaqësues i një partie më të vogël në koalicion me LSDM-në, ka realizuar takime me qëllim lehtësimin e bisedimeve Bullgari-Maqedoni

Pyetëm edhe kryeministri Zoran Zaev,se si e komenton deklaratën e Georgiveskit për “shtetin e thellë” dhe a mundet që dikush tjetër të negociojë me Bullgarinë përpos Qeverisë, por as nga kryeministri nuk morëm përgjigje.

Georgievksi vlerëson se historiografia jugosllave e njohu kombin maqedonas si më të riun në Ballkan dhe se Nikolla Gruevski me imponimin e antikitetit, i dha një goditje të rëndë vendit.

“Shoqëria maqedonase është akoma nën dy zgjedha, njëra është ajo komuniste, dhe tjetra është lashtësia e Nikolla Gruevskit, me çka na vrau. Pastaj njerëzit papritmas ndien se kanë një histori prej 4,000 vjetësh. Interesante, ka pasur shumë falsifikime si në këtë dhe në historinë komuniste, por ka pasur edhe fakte. Ideologjia komuniste pretendonte se kombi maqedonas është kombi i fundit në Ballkan dhe me antikitet papritmas nga më i riu, ne u bëmë populli më i vjetër jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe më gjerë”, shprehet ish-kryeministri.

Georgievski shtoi se do të bëhej shumë keq nëse Bullgaria vendos veto për Maqedoninë në BE. Nëse deri në dhjetor Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk arrijnë marrëveshje për çështjet e hapura atëherë vendi ynë rrezikon të mos fillojë negociatat me Bashkimin Evropian./TV21