Haradinaj i kërkon Lajçakut të mos preken kufijtë

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Haradinaj gjatë këtij takimi ka ripërsëritur qëndrimet e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik.

Lajçak ditën e dytë të vizitës në Prishtinë e ka nisur me një takim me presidentin Hashim Thaçi si dhe do të takohet me të gjitha partitë.

Kujtojmë se dje Lajçak është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentren Vjosa Osmani.

Postimi i plotë: