Interesim i ulët për “Fundjavë pa TVSH”! “Kemi kompjuterë për të ndjekur mësimin online”

Shpërndaje

Nuk do të shfrytëzojmë “Fundjavën pa TVSh”. Kështu u përgjigjën pjesa dërrmuese e qytetarëve që i intervistoi TV21 në Qendrën e Shkupit.

Edhe dy të rinj që i takuam duke pritur para shitoreve për aparaturë teknologjike, tashmë kishin blerë laptop për ndjek mësimin online.

“Jo, jo. Nuk do ta shfrytëzoni këtë masë? Jo, jo. A keni laptop për të ndjekë mësimin. Po, po kemi”

“Po shikoj disa pjesë që më duhen për internet. Nuk janë apraturë IT. Nuk janë IT. Fëmijët i kam të mëdhenj”

“A po bleni aparaturë IT? Jo, për tjetër gjë jam?
Vetëm kjo qytetare kishte në plan të blente monitor për kompjuter, dhe atë për qëllime të punës.

“Po, me shumë gjasë po. Për “Fundjavë pa TVSH”? Po, po. Çfarë konkretisht? Për monitor. Për çfarë ju duhet, për mësim? Jo, për punë”
Të tjerët, thonë se se nuk skanojnë fatura fiskale, pasi u duket e padobishme dhe prandaj nuk kanë në planë as të blejnë aparaturë teknologjike as gjatë kësaj fundjave.

“jo, jo. A skanoni fatura? Jo, jo”

“A do ta shfrytëzoni “Fundjavë pa TVSh? Jo, jo”.

“Po, pse jo. A skanoni fatura? Po, por jo shpesh”

“Fundjavë pa TVSh” hyri në fuqi sot, pasi dje Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore. Do të përfundojë të hënën, më 12 tetor, ndërkaq në kuadër të saj parashihet që të kthehet Tatimi i Vlerës së Shtuar për 100 për qind për ata qytetarë që blejnë produkte vendore dhe aparaturë teknologjike. Fatura nuk duhet të kalojë vlerën prej 30 mijë denarë dhe TVSh-ja prej 100% do të mund të kthehet, nëse brenda tre ditësh nga dita e blerjes së produktit, qytetarët i skanojnë faturat në aplikacionin “TVSh-ja ime”.

“Theksi vendoset edhe në paraturën teknologjike, pasi më 10, 11 dhe 12 tetor, e njëjta, pavarësisht burimit, në faturat fiskale do të regjistrohet si produkt maqedonas, kjo me qëllim që qytetarët t’i blejnë këto produkte, pasi ajo është shumë e nevojshme”, tha Faruk Omeri – U.D Drejtor i DAP-it.

Nga ana tjetër, opozita këtë masë e ka kritikuar, pasi siç thonë do të krijohet klaster i ri i të infektuarve nga Kovid-19, duke vlerësuar se do të krijohen radhë të gjata në shitore për të shfrytëzuar këtë masë. Ndërkohë, Qeveria ka siguruar, se do të ashpërsohen kontrollet për të parandaluar shkeljen e protokolleve anti-kovid, të cilat janë mbajtja e maskave dhe ruajtja e distanës mes konsumtarëve. Ndërkohë, është njoftuar se aplikacionin “TVSh-ja ime” e përdorin 350 mijë qytetar./tv21