Java e ardhshme pritet të sjellë borën e parë në Kosovë

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar parashikimin e motit për javën e ardhshme.

Sipas IHMK’së temperaturat do të shënojnë rënie derisa do të ketë edhe shkarkime rrufesh. Po javën e ardhshme priten fjollat e para të borës.

“Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius. “, thuhet në njoftim.

“Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore”.

“Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte. Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.”, përfundon njoftimi.