Kancelari austriak Kurz: Deri verën e ardhshme mund të kthehemi në normalitet

Shpërndaje

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka shprehur besimin se vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Deri në verën e ardhshme, nga perspektiva e sotme, besoj sedo të mund të kthehemi në normalitet”, tha Kurz për shërbimin shtetëror mediatik në Austri “ORF”.

Kancelari austriak nuk përjashton mundësinë që vendi i tij të rikthej masat e mëparshme shtrënguese me qëllim mbrojtjen nga përhapja e Covid-19, edhe pse theksoi se personalisht nuk mbështet rikthimin e masave kufizuese.

Kurz bëri të ditur se ka shumë vende në botë me numër të lartë të personave të infektuar, ku shkollat ​​dhe restorantet janë mbyllur përsëri dhe ora policore është rivendosur. “Ne duam ta parandalojmë këtë në Austri, normal nëse është e mundur,” tha Kurz për “ORF”.