Kasami uron fillimin e vitit të ri shkollor: Do të jetë vit sfidues për nxënësit, të tejkalohet me lehtësi

Shpërndaje

Sot ka nisur fillimi i vitit të ri shkollor në Maqedoni.

E me këtë rast kreu i BESËS, Bilall Ksami ka theksuar se për dallim nga vitet tjera, ky vit shkollor nis në kushte të një pandemie globale që ka reduktuar edhe aktivitetet e përditshme të njerëzve.

“Do të jetë vit sfidues për nxënësit, mësimdhënësit por edhe për prindërit, andaj urojmë që këto sfida të tejkalohen me lehtësi. Respektimi i protokolleve shëndetësore siç janë ruajtja e distancës fizike, mbajtja e higjienës personale dhe mbajtja e maskës do të jenë më se të nevojshme. Qoftë ky vit i ri shkollor vit i suksesit dhe tejkalimit të sfidave në rrugëtimin e dijes”, shkruan Kasami në rrjetin e tij social Facebook.