Kërcë.nohet me jetë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiti policia i rrethon banesën (Foto)

Shpërndaje

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe familja e tij janë kërcë*nuar me jetë. ALBAZONE MEDIA merr vesh se një person për disa ditë radhazi e ka kërcë*nuar.“Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri për disa ditë rresht është kërcë*nuar nga një person. Kërcënimi ka ndodhur në Facebook”.

Kërcë*nimi ka ndodhur nga një profil fake dhe se hatimet janë duke vazhduar, thonë këto burime. Merret vesh se Policia e Kosovës është alarmuar dhe po kujdeset për mbrojtjen e kryetarit të Mitrovicës, i cili vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi se Bahtiri është kërcë*nuar me jetë e kanë konfirmuar për mediat edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcë*nimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria.