Këshilli i Sigurisë do të debatojë për gjendjen me Covid-19

Shpërndaje

Këshilli i Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në vilën presidenciale në Vodno do të mbajë seancë për gjendjen aktuale me pandeminë me Covid-19.

Në seancë, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, krahas anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë së presidentit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në seancën e nëntë të Këshillit të Sigurisë do të bisedohet për gjendjen aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.