Khabib Nurmagomedov njofton pensionimin: I premtova nënës që nuk do të ndeshem më!

Shpërndaje

Khabib Nurmagomedov ka triumfuar në luftën e madhe në UFC ndaj Justin Gaethje.Ishte një luftë e ashpër me shumë goditje dhe shumë rivalitet por që në fund Khabib Nurmagomedov tregoi shpirtin e kampionit duke triumfuar në këtë luftë, pas një mundje të madhe në raundin e dytë, përcjell GazetaBlic.

Ai pas ndeshje ka shpërthyer në lot për babain e tij dhe ka njoftuar për pensionim nga UFC.

“Faleminderit Zotit ai është më i madhi, kjo fitore ishte për babain tim për skuadrën dhe për të gjithë ata që kanë përkrahur në këtë kohë të vëshitrë. Ishte hera e parë qe luftoja pa babain tim. Unë meritoj qe te jem kampion absolut dhe tashmë kam fituar çdo gjë. Unë do të pensionohem në këtë moment nga UFC, i kam premtuar nënës time që nuk do të ndeshem më ” tha Nurmagomedov pas luftës.