Kryetari i komunës Qendër, Bogdanioviq: Nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës, e respektoj kushtetutën e Serbisë

Shpërndaje

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin “Në Qendër”, të gazetarit Vasko Eftov, ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se sa i përket Kosovës, ai e respekton kushtetutën e Serbisë.

“Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, ka deklaruar Bogdanoviq, raporton SHENJA.

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila dasmë shkaktoi shumë reagime në opinion.

Qëndrimin për Kosovën mund ta ndiqni nga minuta 22:30.