Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me shqiptarët në Zvicër

Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me anëtarë tjerë të partisë, gjatë fundjavës që e lamë pas, ka mbajtur dy tryeza me profesionistë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, konkretisht në Bazel dhe në Aargau.

“Me bashkëbiseduesit të specializuar në teknologji informative, financa dhe banka biseduam mbi sigurinë kibernetike, vështirësitë dhe mundësitë për investime kapitale, ndikimin e pandemisë në tregjet botërore, kontraktimin e jashtëm në Kosovë etj”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti ka dhënë premisa pozitive, pasi tanimë Shqiptarët në Zvicër janë integruar në shoqërinë zvicerane duke u bërë integrale për atë. Dija, përvoja dhe investimet e tyre janë aq të vlefshme dhe të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe progresin shoqëror te ne.