Lëvizja Besa bën propozimet e para për drejtor, ja emrat

Shpërndaje

Abdush Demiri është propozimi i Lëvizjes Besa për drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Adnan Azizi do të ulet në postin e drejtorit te Hekurudha dhe Transport, Senat Ahmeti në inspektoratin për vetëqeverisje lokale.

Propozimet e tjera për pozitat e drejtorit, sipas informacioneve nga Lëvizja Besa duhet të vendosen gjithashtu nga degët e partisë.

Këto propozime u miratuan sonte në një takim në kryesinë e partise dhe do t’i propozohen Qeverisë në përputhje me shpërndarjen e pjesës së drejtorive mes partive të koalicionit.

Sipas informacioneve të fundit, një pjesë e drejtorëve pritet që të emërohen në seancën e nesërme qeveritare.