Lëvizja BESA: Jemi në proces të riorganizimit të brendshëm të strukturave partiake

Shpërndaje

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 15 Korrikut, Lëvizja BESA i është nënshtruar zgjedhjeve të brendshme dhe riorganizimin e strukturave për të sjellur freski në radhët e partisë. Me këtë vendim për riorganizim të brendshëm të strukturave, vlen të theksohet se pushojnë të gjitha organet, duke filluar nga degët, nëndegët dhe gjitha forumet e brendshme partiake, përfshirë këtu edhe Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor.

Informojmë opinionin se pas këtij vendimi, çdo tentim për paraqitje publike nga ndonjë anetarë, i cili ka qenë i ngarkuar me ndonjë funksion brenda partisë, nuk do të merret parasysh as nga struktura dhe as nga kryesia qendrore e partisë.

Çdo tentim dhe paraqitje publike do të llogaritet kundër vendimit të marrë nga kryesia qendrore dhe njëkohësisht edhe si poentim per interesa personale të dikujt. Nga ky riorganizim, BESA do të del edhe më e fuqishme për sfidat tjera të reja.