LSDM: Mickoski i vetmuar në opozitë, duke pritur urdhra nga Budapesti

Shpërndaje

“Hristijan Mickoski dhe mbështetësit e tij të paktë edhe njëherë treguan se qëndrojnë fortë në anën e padrejtësisë dhe krimit” thuhet në reagimin e LSDM-së pas protestës së VMRO-DPMNE-së njofton Shenja.

Në komunikatën e LSDM-së thuhet se Mickoski kërcënon gjyqësinë dhe prokurorinë me destruktivitet dhe se është i vetmuar në opozitë duke pritur urdhra nga Budapesti.

“Në mënyrë të dëshpëruar Mickoski kërcënon gjyqësinë dhe prokurorinë me destruktivitet. Nuk duhet të na çudit se pse ndodhet atje ku është, i dënuar nga qytetarët. I vetmuar i izoluar në opozitë, duke pritur urdhra nga Budapesti”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.