LSDM: Raporti pozitiv i KE-së, është dëshmi për suksesin e reformave

Shpërndaje

LSDM nëpërmjet një kumtese për media thotë se raporti i Komisionit Evropian i ka njohur vlerat dhe angazhimet e Qeverisë së tyre në procesin ndaj BE-së.

“Motiv i vërtetë është që në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është konstatuar se dialogu përmbajtësor i Qeverisë me Komisionin Evropian gjendjet në nivel shumë më të lartë”.

“Në raport është theksuar se Maqedonia e Veriut në shumë fusha ka arritur nivel të lartë të harmonizimit me ligjet evropiane dhe rekomandohet zbatimi i tyre për rezultate më të mira”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, raporti i KE-së i ka përmendur në mënyrë të veçantë gjetjet në fushën e vlerave fundamentale, zgjedhjet, sundimin e së drejtës, gjyqësinë dhe luftën ndaj korrupsionit.