Maqedonia e Veriut merr mbështetje nga SHBA-të për kyçje në projektet energjetike rajonale

Shpërndaje

“Maqedonia e Veriut është e përfshirë në ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropulos. Interesi ynë është shprehur dhe mbështetja për projektin është marrë nga SHBA. Me mbështetjen e SHBA-së si partneri ynë strategjik dhe aleat në NATO, Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme do të iniciojë disa projekte që do të jenë të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Bëhet fjalë për përfshirjen e vendit në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropulos, një projekt që krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit në vendin tonë, i cili do të bëhet një pikë nga ku do të shpërndahet gazi në rajon dhe vendet që do të tregojnë interes”.

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA për Energjetikë Francis Fanon të mbajtur sot në Shkup, i cili është vazhdim i takimeve që kryeministri dhe delegacion nga vendi kishin dy javë më parë në Greqi gjatë konferencës ku mor pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, kjo lidhje është e rëndësishme, sepse do të sigurojë edhe një mundësi për fitimin e gazit nga Azerbajxhani.

Kryeministri në konferencën e përbashkët për media me Fanon tha se ne kemi shprehur interes për pjesëmarrje në aksione e përbashkëta në ndërtimin e terminalit në Aleksandropulos, e cila sipas Fanon ka një efekt më të gjerë në çmimin dhe përmirësimin e stabilitetit të konsumatorit.

“Ajo që shohim këtu është vërtet transformuese. Ne jemi duke parë zhvillimin e një zhvillimi të ri të energjetikës. Greqia është një lloj lider në atë me infrastrukturën për marrjen e këtyre burimeve, por ne shpresojmë të lidhim vendet më të vogla me një treg më të madh që do të mundësojë përparimin transformues ekonomik të vendit dhe të gjithë rajonin”, tha Fanon.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut në këtë projekt është e rëndësishme për sa i përket gjeografisë si qendër rajonale dhe shtoi se ata do të inkurajojnë investimet e SHBA këtu në Maqedoninë e Veriut.