Mbi 30 mijë euro i kushtoi Kosovës qëndrimi i pesë zyrtarëve në Uashington e Bruksel

Shpërndaje

Vetë e kishte konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Madje Avdullah Hoti për disa ditë radhazi u komentua për ushqimin e thjeshtë që ha, ani pse është në pozitën e shefit të ekzekutivit.

Por duket se kryeministri sendviçët nuk i ka si ushqim edhe kur shkon në udhëtime zyrtare.

Në faturat që T7 i ka siguruar, 277 dollarë është vlera e një mëngjesi të vetëm që i është shërbyer privatisht kryeministri Hotit, më datën 1 shtator të këtij viti në hotelin Wilard në Uashington.

Kryeministri Avdullah Hoti, për 6 ditë qëndroi në Washington, ku mori pjesë në takimet në Shtëpinë e Bardhë.

E për gjithë këtë kohë afro 2 mijë e 250 euro arrin shuma që kryeministri Hoti i shpenzoi për dreka e darka.

Në një nga pjesët e shpenzimeve të kryeministrit, bien në sy edhe akomodimi në hotel.

540 dollarë ishte nata në hotelin ku kryeministri ishte vendosur.

E për shkak të një takimi të rëndësishëm, Hotit në Uashington i ishin bashkuar edhe zyrtarë nga kabineti i tij.

Të njëjtit për këto ditë qëndrimi i shpenzuan një shumë jo të vogël të parave nga buxheti i Kosovës.

Ani pse qëndruan në të njëjtin hotel me shefin e tyre, zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj, Albulena Balaj, koordinatori për dialog Skënder Hyseni dhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi nuk e paguan njëjtë hotelin.

Shuma që ata paguan për një natë në hotelin ku ishin vendosur ishte 240 dollarë, përgjysmë më lirë se që pagoi kryeministri.

Lexo Edhe:
Gashi thotë se në tekste gruaja shqiptare prezantohet si “bagëti”, e ajo serbe si “grua e shquar”

Shuma e përgjithshme e parave, që Hyseni shpenzoi në Uashington mbërrin vlerën e 4 mijë eurove.

Të njëjtat shpenzime në këtë vend, i pati edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Edhe Albulena Balaj gjatë qëndrimit të saj në Washington shpenzoi shumën e njëjtë.

Shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi ka shpenzuar 4 mijë e 37 euro.

Pasi përfunduan punë në Uashington, ky ekip mori rrugën për në Bruksel. Për ditët sa qëndruan atje ata shpenzuan afër 6 mijë euro së bashku.

Ndërsa totali i vizitave në Uashington e në Bruksel, kap vlerën e mbi 30 mijë eurove./gazetaexpress

VIDEO