Merr fund ‘ëndrra’ e Kosovës për EURO 2020, mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Shpërndaje

Maqedoni–Kosovë 2-1

Merr fund “ëndrra” e Kosovës për të luajtur në EURO 2020. Skuadra “dardane” është mundur në transfertë 2-1 nga Maqedonia e Veriut. Kololli shënoi një autogol duke I dhënë avantazhin Maqedonisë, por Kosova barazoi shumë shpejt me Hadërgjonaj. Pak minuta zgjati edhe barazimi mes dy ekipeve pasi Valkovski me kokë shënoi golin e fitores për Maqedoninë duke bërë që Kombëtarja maqedonase të kalojë në finale përballë Gjeogjisë.

Gjysmëfinalje Nations League

Stadiumi “Toshe Proeski”

Maqedonia: Dimitrievski, Bejtullai, Velkovski, Muslia, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Shala, Berisha, Celina, Zeneli, Hadergjonaj, Nuhiu.

Gjyqtar: Danny Makkelie

Komenti minutë pas minute:

90+6′ Mbyllet ndeshja, Maqedonia fiton 2-1 ndaj Kosovës.

70′ Maqedonia pretendon për penallti, gjyqtari vijon lojën. Skuadrës vendase i janë anulluar edhe dy gola për pozicion jashtë loje.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Maqedonia fiton 2-1 ndaj Kosovës.

33′ GOL! Maqedonia shënon sërish, Velkovski me kokë e dergon topin në rrjetë.

29 GOL! Supergol i Kosovës, portieri Dimitrevksi nuk merret vesh me mbrojtësin maqedonas që largon keq topin. Përfiton Hadërgjona që nga distanca gjuan dhe e dërgon në rrjetë duke barazuar 1-1 ndeshjen.

16′ GOL! Zhbllokohet sfida Maqedoni-Kosovë, vendasit gjejnë golin pas një gjuajte nga Ristovski, por që devijohet nga Kololli me topin që ndalet në rrjetë.

1′ Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Maqedonia./newsport.al