Ministri Hoxha: Subvencionet e pa paguara për qumshtin që nga viti 2018 do paguhen menjëherë pas rebalancit të buxhetit!

Shpërndaje

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u realizua një takim në mes të ministrit Arjanit Hoxha dhe prodhuesve të qumështit nga rajoni i Pelagonisë.

Në takim ishte prezent edhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski. Në këtë takim u diskutua për situatën në të cilën ndodhen prodhuesit e qumështit, u diskutua edhe për çmimet e qumështit dhe strategjinë e Qeverisë për këtë sektor të rëndësishëm.

Ministri Hoxha informoi se ribalanci i ri i buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u miratua nga Qeveria, siguron burime financiare për pagesën e të gjitha masave nga viti 2019, përfshirë edhe masën për qumështin e dorëzuar në kapacitetet e përpunimit.

Ministri Hoxha rikujtoi masat e marra deri më tani për të ndihmuar prodhimin e qumështit, kurse me këtë njoftoi edhe për dakordimin për ndarjen e tokës të destinuar për fermerët, subvencione për litër qumësht të dorëzuar, dhe subvencione për bagëtinë.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për fondet nga programi IPARD i cili është i destinuar për modernizimin e fermave dhe teknologjinë e re. Në këtë takim u theksua edhe rëndësia e edukimit më të madh të fermerëve për të prodhuar qumësht cilësor, i cili automatikisht do të rrisë çmimin e blerjes, i cili përcaktohet në varësi të klasës së qumështit.