Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Në këtë periudhë, ora policore nuk është zgjidhje

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se është kundër vendosjes së orës policore dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të cilat nesër do të paraqiten para deputetëve, janë në drejtim të shmangies së asaj mase. Por, me vetë atë që pas orës 23:00 asgjë nuk do të punojë në shtet, praktikisht emitohet ora policore”, thotë ministri Filipçe.

“Besoj se nesër Ligji do të sillet në Parlament, me qëllim të shmangies së orës policore. Dhe ato janë masa të cilat praktikisht emitojnë orë policore. Pas orës 23:00 asgjë nuk do të punojë dhe qytetarët nuk kanë ku të shkojnë. Tani edhe koha nuk është e nxehtë, dhe do të duhej të qëndrojmë në shtëpi”, thotë Filipçe.

“Qëllimi është të shmangen grupimet. Qëllimi është të mbahen maska. Konsideroj se në këtë periudhë ora policore nuk është zgjidhje. E mjaftueshme është të respektohen masat për mbrojtje dhe ato masa të cilat nesër do të votohen në Parlament. Në përgjithësi rekomandimi është të shmanget vendosja e orës policore. Edhe në mbledhjen të cilën e patëm përmes Procesit berlinas me të gjitha vendet e rajonit, ishte porositur se nuk ka kufizim të tillë. Ndërsa pakoja e masave që mund të emitojë orën policore, pothuajse gjithkund është në fuqi”, theksoi Filipçe.