Na pret një karantinë e dytë? – Rama: Rrezikojmë patjetër të mbyllemi

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, tha në ‘Opinion’ se nëse shifrat e rasteve me koronavirus rriten, rrezikojmë një karantinë të dytë.

Teksa u pyet nga panelistët se a është e gatshme Shqipëria për të përballuar përkeqësimin e situatës nga Covid-19, kreu i qeverisë tha se aktualisht kemi dhe 50 % të hapësirave spitalore të lira.

Pyetje: A ka mundësi Shqipëria të përballojë përkeqësimin e situatës nga koronavirusi?

Rama: Jemi shumë larg kapaciteteve tona të plota, kemi ende 50% kapacitete të lira. Di që nga pikëpamja e përgatitjes jemi përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë.

Pyetje: A rrezikojmë të mbyllemi?

Rama: Rrezikojmë patjetër që të mbyllemi, duhet të mbajmë maskën kudo.