NATO dhuron 60 respiratorë! Ministri i Shëndetësisë: Do të përdoren nëpër autoambulanca

Shpërndaje

Në kohën kur po rritet numri drastik i të infektuarve me Covid-19, NATO dhuroi 60 respiratorë për vendin tonë në vlerë prej 1.4 milion eurove, e ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se sot ishim dëshmitarë të asaj se pse ishte aq e rëndësishme që vendi ynë te anëtarësohet në NATO. Shekenrinska shtoi se tanimë vendi ynë kur ka probleme më të mëdha ka një adresë ku mund të drejtohet.

“Mendoj se edhe mënyra se si arriti ndihma deri këtu tregon se si funksionon aleanca. Bëhet fjalë për donacion në vlerë prej 1.4 milion euro nga USAID, janë mjete mjekësore rezervë të NATO-s, të vendosura ne Itali, arritën këtu me helikopterë te Italisë, i cili ishte financuar nga Luksemburgu. Kjo tregon se disa vende të NATO-s punojnë bashkërisht për një vend të NATO-s për ta sjellë ndihmën që ka nevojë,”- deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

E minsitri i Punëvë të Jashtme, Bujar Osmani tha se kjo ndihmë është thelbësore për momentin për vendin tonë.

“Është kjo kohë me shumë sfida kur virusi është i përhapur më shumë se kurrë dhe prandaj solidariteti, mbështetja ndërmjet vendeve tani po del në shprehje. Mendoj se sot po tregojmë se më asnjëherë nuk do te jemi vetëm në luftën kundër çfarëdolloj armiku të dukshëm apo të padukshëm,” theksoi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

Simbol i kësaj krize është solidariteti tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu falënderuar vendeve të NATO-s që kanë ndihmuar vendin pikërisht në këtë kohë. Filipçe shpjegoi se këto respiratorë do të përdoren gjatë transportit të pacientëve.

“Bëhet fjalë per aparate respiratorë te cilat do te përdoren në automjetet e ambulantave gjate transportit te pacienteve nga një spital ne tjetrin , pra diçka qe do ta përmirësojë kapacitetin tone shëndetësore në këtë aspekt,”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe shtoi se për momentin ka pak pacientë të cilët janë në aparate respiratore edhe në spitalin 8 Shtatori por edhe në Klinikën Infektive. Aparate respiratore në aeroportin e Shkupit erdhën edhe për Shqipërinë e Malin e Zi.