Në pranverë, zgjedhje brendapartiake për një udhëheqje të re në LSDM

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së dhe Kryeministri i vendit Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas kongresit të 25-të në parti tha se ndryshimet në statutin e LSDM-së hapin mundësinë për herë të parë në historinë e vendit një parti politike do të zgjedhë kryetarin e saj në zgjedhjet e drejtpërdrejta të partisë.

“Kryetari i partisë do të zgjedhet drejpërdrejtë, zgjedhje të drejtpërdrejta do të kemi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, kur përfundon edhe mandati i këtij lidershipi”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se çdo anëtar mund të kandidojë për kryetar, me të paktën 5 vjet punë në parti dhe një mandat si anëtar i Bordit qendror me të drejtë vote.