Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19

Shpërndaje

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese kundër virusit Korona. Pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, maskat bëhen të obligueshme në hapësira të mbyllura dhe publike. Në fuqi hyn është ndalesa për grumbullime pas orës 22, ndërsa ndalesa e vizitave familjare nuk është përfshirë në ligj. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski thotë se ditëve në vijim do të plotësohen të gjitha kapacitetet e inspektorateve të cilat duhet të monitorojnë zbatimin e masave shtrënguese.

E kemi patjetër t’i forcojmë kapacitetet e institucioneve të nevojshme për të vendosur rend dhe disiplinë. Me pensionimet dhe masat e reja, nevoja për kuadro të reja u shfaq që në fillim por sot mund të ndaj lajm pozitiv se analiza e kërkuar nga Qeveria është përgatitur nga Këshilli i Inspektorateve bashkërisht me 28 inspektorate do të jetë prioritet pune dhe në bazë të saj do të veprohet. Nuk mund të ketë pengesa materiale, administrative ose buxhetore për t’i forcuar kapacitetet posaçërisht në këto kohë të vështira”-tha Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski thotë se objektet gastronomike me tarraca të mbyllura mund të vazhdojnë punën deri në një vendim tjetër. Por Paunovski thotë se duhet respektuar protokollet për distancë të caktuara me vendimet paraprake.

Në bazë të protokolleve të deritanishme të miratuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive është i lejuar shërbimi në tarraca. Derisa sa ka protokolle të reja për hapësirat e mbyllura do të veprojmë në përputhje me to. Tani për tani janë të lejuara të punoj si deri tani”-pohoi Stojko Paunovski, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Janë zgjeruar edhe kompetencat e inspektorateve. Me ndryshimet e fundit në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, monitorimin e masave kundër pandemisë do ta bëjnë

Policia, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror Komunal, inspektorët komunal dhe inspektorët e Qytetit të Shkupit.

Gjobat për mbajtjen e maskave ndaj personave fizik do të jenë 20 euro, ndërsa 500 euro për personat juridik. Për mos vendosjen e maskave në veturë derisa shoferi nuk është me anëtarët e familjes, gjobat kundërvajtëse do të jenë nga 50 euro, ndërsa gjoba nga 500 euro në kundërvlerë dënarësh do të shqiptohen për grumbullime në kundërshtim me dispozitat ligjore. Dënime më rigoroze parashikohen për objektet gastronomike të cilat nuk respektojnë masat, mbyllje e objektit në vend ngjarje 10-30 ditë. Gjobat variojnë edhe për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Aktin përfundimtar të kryqëzuar me protokolle konkrete Qeveria obligohet ta miratojë 15 ditë pas hyrjes së ligjit në fuqi.