Osmani në Bullgari për përkrahje për fillim të negociatave! Borisov: Shpresoj se do t’ju përkrahim!

Shpërndaje

Borisov në takim me ministrin e jashtëm Bujar Osmani tha se pret që Maqedonia dhe Bullgaria do të arrijnë kompromis për çështjet e hapura deri më 10 nëntor kur të dy vendet në Sofje do të bashkëkryesojnë me Procesin e Berlinit. Historia duhet ta jetë urë e miqësisë e jo urë e rrënuar përmes së cilës Maqedonia nuk mund të kalojë, tha Borisov. Megjithatë ai e shfrytëzoi rastin që ta shprehë shqetësimin e tij për shkak të faktit që minoriteti maqedonas dhe partia OMO Ilinden janë futur në njërën prej rezolutave të Parlamentit evropian.

“Ne jemi përgjegjës për gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme, të bëjmë gjithçka. Kështu që Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit perëndimor të mos hasin në pengesa në rrugën drejt BE-së. Unë personalisht jam shumë i shqetësuar për shkak të vendosjes së minoritetit maqedonas dhe partisë OMO Ilinden në Bullgari në një prej rezolutave të Parlamentit evropian, gjë që nuk na shkon në favor në një moment kur kërkojmë kompromis”, deklaroi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Osmani në pres konferencë të përbashkët me kolegen e tij Ekaterina Zaharieva tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten prioritet për Maqedoni.

“Dallimet në histori të cilat tani i konsiderojmë pengesë që na ndajnë, së shpejti do të shohim se janë ura që janë simbol i historisë së përbashkët dhe kombit të veçantë maqedonas” tha Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.

Zaharieva e theksoi qëndrimin e palës bullgare ne lidhje me kombin dhe gjuhën maqedonase.

“RMV-ja të pranojë realitetin historian lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri nacional. Ashtu siç është klauzolë brenda marrëveshjes ashtu duam të reflektojë në të gjitha dokumentet mes të dyja palëve”, deklaroi Ekaterina Zaharieva, ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Pas takimit të Osmanit, edhe kryeministri Zoran Zaev gjatë muajit të ardhshëm, para fillimit të Procesit të Berlinit në Sofje, duhet të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ku tema e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura për fillim të negociatave me vendin tonë./tv21