Osmani priti në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajçak është takuar edhe me kryeministrin Hoti, që temë diskutimi ka qenë çështja e Asociacionit.

Vizitën në Kosovë, Lajçak do ta vazhdojë nesër në takime të ndara me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe me krerët e partive politike.