“Pa marrëveshje me Bullgarinë, Maqedonia nuk mund të nisë negociatat me BE-në”

Shpërndaje

Një ditë pas publikimit të raportit vjetor, Euro-komesari për zgjerim Oliver Varhelyi nga Shkupi tha se vendi përmbush kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare, por për këtë qëllim nevojitet edhe leja e Bullgarisë. Varhely tha se pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, negociatat për anëtarësim nuk mund të fillojnë.

Është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje. Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara. Është koha të arrihet marrëveshje. Shohim angazhim dhe jemi shumë optimistë. Nëse mund të ndihmojnë, do ta bëjmë. Nuk është e pamundur të gjendet zgjidhje, nuk do të dramatizoja shumë, por sigurisht është shumë serioze. Kemi proces negociues që është i njohur për vendin, por na duhet pajtim nga të gjitha vendet anëtare”-pohoi Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për Zgjerim.

Porosi konkrete edhe për deputetët.

Pamë rritje shqetësuese të përdorimit të procedurës së shpejtë në miratimin e ligjeve. Ju inkurajoj të siguroni konsultim dhe debat demokratik, me procedura normale dhe të rregullta!”-theksoi Oliver Varheji, Komisioneri i BE-së për Zgjerim.

Kryeministri, Zaev tha se prioritetet e ekzekutivit do të harmonizohen me rekomandimet e theksuara në raportin e KE-së.

Raporti i KE-së publikohet në periudhën e reafirmimit të reformave dhe programit të Qeverisë. Ai paraqet mjet të shkëlqyeshëm për definim preciz të prioriteteve dhe planeve sektoriale në periudhën e ardhshme”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Sipas raportit, vendi ka shënuar progres të pjesshëm, respektivisht mesatar në disa sfera, por pritet ende angazhim në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit dhe në reformimin e administratës publike./alsat/