Pamje tronditëse kur vetura godet tre këmbësore në Prizren (Video)

Shpërndaje

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Romajë të Prizrenit ku një veturë ka goditur tre këmbësore për t’iu shmangur ndeshjes me një veturë tjetër.

Mediumi lokal i Prizrenit “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka thënë se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta, që pas tretmanit është liruar për në shtëpi.

“Fsh. Ramajë, Prizren 29.09.2020 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”.