Përfshihet nga flakët xhamia e vjetër e Magures, ku strehoheshin migrantët sirianë (Video)

Shpërndaje

Sot rreth orës 10:00 të së mërkures, Xhamia e fshatit Magurë në Lipjan është përfshirë nga flakët.

Pamje nga vendi i ngjarjes i kanë publikuar në rrjetet sociale disa banorë të kësaj ane.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ja çka thonë banorët:

Është djegur xhamia e vjetër e fshatit Magure të komunës së Lipjanit. Rastin e ka konfirmuar Diamant Bytyqi, zëdhënës i komunës së Lipjanit.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë shumë i vjetër. Pasi është ndërtuar xhamia e re, ajo ka mbetur ashtu”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se aty kanë qëndruar migrantë, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

Kurse kryetari i fshatit Milaim Metaj, ka thënë se objekti ka qenë i pashfrytëzuar.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e re. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka deklaruar ai.