Përsëri nuk kalon Projektligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së

Shpërndaje

Pavarësisht se deputetët e nisën punën me 45 minuta vonesë, edhe kur filloi seanca në Kuvendin e Kosovës përsëri nuk u votuan një mori projektligjesh e rezolutash të mbetura.

Kuorum nuk patën as Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, e as ai për Masat e Përkohshme për Lehtësimin e Efektit të Pandemisë.

Por, as pesë rezoluta ndaj raportimit të Kryeministrit Avdullah Hoti nuk gjetën numrin e duhur të votave, meqë deputetët, pavarësisht qëndrimit në sallë, nuk morën pjesë në votim.

Kryeministri gjatë diskutimeve u kritikua për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion. Porse, Hoti tha se “janë duke kritikuar ata që kanë frikë se gjërave do t’iu shkojmë deri në fund”.

Kritika pati edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë.

Në këtë seancë nuk arritën të ratifikohen as tri marrëveshje ndërkombëtare.