Policia do të kontrollojë nëpër shtëpi nga sa mysafirë kemi!

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në TV Sitel tha se policia, vetëm me vendim të prokurorit publik do të mund të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, për të kontrolluar nëse ata kanë mbledhur një numër më të madh të njerëzve sesa lejohet me masat e reja për parandalim të përhapjes së pandemisë Covid 19.

Takimet familjare, festimet janë të ndaluara.

Rekomandimi është në një shtëpi, nëse ka një familje prej katër vetësh, numri maksimal i mysafirëve që mund të pranohen është katër të tjerë.

Sot ka 364 infeksione të reja me koronavirus.