Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shkon n’konak Lazim Destanit

Shpërndaje

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës SH.T z. Hashim Thaçi dhe nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, në ambientet e Wirtschafsclub u mbajt një takim, bashkëbisedim me afaristët nga diaspora.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Unioni i Bizneseve në Gjermani në krye me kryetarin Nazmi Viqa, Wirtschafsclub z. Lazim Destani, Rrjeti i Bizneseve ne Gjermani z. Artan Rekaliu dhe afaristë tjerë të suksesshëm nga Dyseldorfi dhe rrethina.

Takimin e hapi Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i cili falënderoj Presidentin Thaçi për kohën dhe iniciativën që të takoj dhe bashkëbisedoj me afaristët nga diaspora.

Konsulli Përgjithshëm gjithashtu falënderoj edhe nikoqirin e këtij takimi në Wirtschafsclub z. Lazim Destanin. Konsulli Kashtanjeva gjithashtu vlerësoj lartë integrimin dhe punën e mirë që po bënë diaspora jonë në Gjermani në të gjitha aspektet, ekonomi, art, sport e kulturë. “Kemi edhe shumë afaristë tjerë shqiptarë të suksesshëm të cilët janë në Republikën e NRW-së, por që bazuar në rrethanat e Pandemisë dhe kufizimet që duhet respektuar, nuk mund të jenë prezent” pohoj Konsulli Përgjithshëm Kashtanjeva.

Presidenti Thaçi falënderoi aferistët nga diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Thaçi ka vlerësuar kontributin e Destanint për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës por edhe për kauzen shqiptare në përgjithësi, duke e cilësuar atë edhe si humanist.

“Sot zhvillova një bashkëbisedim të shkëlqyer me njeriun e punës dhe suksesit, Kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin. Ai ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi. Lazim Destani është humanist i madh dhe personalitet me vlera të larta njerëzore”, ka shkruar Thaçi pas takimit me Destanin.