Presidenti Thaçi dekoron Kampionin e Botës, Haxhi Krasniqi

Shpërndaje

Robin Haxhi Krasniqi që nga e shtuna mbanë titullin kampion i botës në boks në versonin WBA/IBO.

Krasniqi menjëherë pas fitore është kthyer në vendlindje bashkë me brezat e fituar, njofton Klan Kosova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar sot Krasniqin me “Medaljen Presidenciale të Meritave” për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të arriturat e jashtëzakonshme në sport.

Presidenti gjatë dekorimit tha se është shumë krenar që Haxhi Krasniqi ka bërë një promovim kaq të madhë ndërkombëtar për Kosovën.

Po ashtu presidenti i dha mbështetjen maksimale Krasniqit që të mbrojë një titull në Kosovë, konkretisht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Krasniqi mes tjerash ka ftuar të gjithë gazetarët në konferencë nesër – duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10 në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend”.