Presidenti Thaçi pret në takim Miroslav Lajçak
Përfaqësuesi i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ka filluar vizitat në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.
Diplomati i Bashkimit Evropian e ka filluar të mërkurën me një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.
Takimi është zhvilluar në zyrat e presidencës së Kosovës.
Lajçak dje, e martë, u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Ai pas takimit me Thaçin do të takohet edhe me të gjithë liderët tjerë partiakë dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Takimet e Lajçakut:
– takim me presidentin Hashim Thaçi (Presidencë, ora 09:35)
– takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti (LVV, ora 10:40)
– takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli (PDK, ora 11:40)
– takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj (AAK, ora 3:45)
– takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj (NISMA, ora 16:20)
– takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli (AKR, ora 17:00)
– takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Ora 17:40)
– takim me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe (Ora 18:20)